Gara për senatin/ Sa përfaqësohen studentët në universitete?
Lorenco Sina në garë për Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, i ftuar në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania prezantoi planin e tij për studentët. Ai ka një plan me disa pika për të ndihmuar studentët, por pika kryesore e programit të tij është krijimi i organeve të përfaqësimi.
“Ne studentët ide mund të kemi pafund dhe pedagogu na sjell ide dhe me ata mund të kemi bashkëpunim, kemi gjëra pafund që mund të mendojmë, por nëse ne nuk kemi organe përfaqësimi që nuk funksionojnë ne nuk bëjmë dot asgjë. Nuk mund të bëhet asgjë pa një mirëstrukturim të organeve të përfaqësimit të cilat me ligj ekzistojnë”, tha ai.
Një pikë e rëndësishme e Sinës ishte dhe një riformatim i kartës së studentit. Sipas tij përdorimi i saj është shumë i ulët dhe ka nevojë për më shumë ulje sidomos në biblioteka.
“Pikë e rëndësishme është kryqëzimi i kartës së studentit. Përgjithësisht karta e studentit përdoret vetëm për abone. Ne para pak vitesh kemi dërguar në bashkinë e Tiranës një kërkesë me 6650 firma për mensa publike. Mund të përfshihen dhe ulje të mëdha në biblioteka sepse nuk mund të mjaftohemi me 10% ulje në to”, tha studenti.
LEXO GJITHASHTU
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta