Përshkallëzohet protesta, i vihet flaka pirgjeve me goma përballë parlamentit

6 Qershor 2024 | 10:42

Protestuesit e opozitës të cilën janë grumbulluar në ambientet e jashtme të parlamentit i kanë vënë flakën gomave të vendosura përballë sallës së seancave plenare.

Protestuesit i vendosën fillimisht gomat përballë kordonit të policisë dhe më pas i lyen ato me benzinë duke i vendosur flakën.

Pirgjet me goma janë të vendosura në dy pjesë në pjesën e jashtme të parlamentit.

Pas ndezjs së gomave ka pasur përplasje mes protestuesve dhe qytetarëve, të cilaët me flamuj në duar i janë afruar kordonit të uniformave blu.

Më pas protestuesit e opozitës kanë qëlluar me vezë në drejtim të uniformave blu.

Duket se dhe në protestën përballë parlamentit do të përdoret i njëjti skenar te protesta përballë bashkisë së Tiranës, përmes djegies së gomave.

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Rama ik”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Protesta e opozitës cjen pas investigimit të emisionit Rai 3, ku u hodhën akuza për lidhje të qeverisë me personazhe të inkriminuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026