Çfarë presin qytetarët nga zgjedhjet në BE? Një Parlament të fortë e Europë të hapur
Zgjedhjet për parlamentin Europian kanë nisur. Janë mbi 370 milionë njerëz që votojnë nga 27 vendet anëtare.
Holanda është shteti i parë anëtar që voton sot, për t’u pasuar më datë 7 Qershor me Irlanden, më datë 8 Qershor Letoni, Maltë dhe Sllovaki. Ndërsa më datë 9 votojnë 22 vendet e tjera, përfshirë dhe Belgjikën.
Në Luksemburg, ky proces ka një rëndësi të veçantë. Edhe pse ende nuk ka ardhur rradha e tyre për të votuar, shtetasit belgë, janë të ndarë sa i takon partive fituese.
“Shpresoj të fitojnë ekologjikët, të Gjelbërtit. Jetojmë në një zonë industriale dhe shpresoj të bëjnë diçka më të mire lidhur me fabrikat. Sondazhet më kanë ardhur në majë të hundës, nuk i besoj”, tha një i moshuar.
“Mendoj se fitoja e të djathtëve do të jetë më e madhe sesa kurrë më parë”, tha një i intervistuar.
“Askush nuk mund të japë një përgjigje se kush mund të fitojë, janë shumë njerëz që do votojnë. Jeta mbase bëhet më e mirë me më pak ndotje, më pak stres. Të gjelbërtit duhet të fitojë, por do u duhet ndihmë nga të tjerët”, tha një grua.
“Shpresoj të kemi një Parlament të fortë, me jo atë që paralajmërohet që do të thotë jo përparim të politikave të jashtme sepse ne kemi nevojë për një Europë të fortë, por gjithsesi Evropë e hapur”, tha një burrë.
Parashikimet e sondazheve nxjerrin fitues grupin e Partisë Popullore Europiane, me 720 ulëse në Parlamentin Evropian. Ndërsa Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, që i takon qendrës së majtë pritet fitojë 180 ulëse.
Mosha e votimit për zgjedhjet në Parlamentin Europian është ulur në disa vende si Gjermania, ku nga 18 vjeç, tashmë mund të votojnë nga 16 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë