Zgjedhjet euro-parlamentare, votuesit kërkojnë ekonomi dhe siguri
Vota e qytetarëve në zgjedhjet evropiane shpesh herë shoqërohet nga pritshmëria se diçka do të ndryshojë, se diçka do të bëhet më mirë.
Sipas Bojd Vagner, kryeanalist i Qendrës së Sondazheve të Euronews, të dhënat tregojnë se çështjet kryesore që shqetësojnë evropianët janë ekonomia dhe siguria. Gjithashtu, ata kërkojnë më shumë stabilitet.
“Numri një është ekonomia, gjërat që kanë të bëjnë me fuqinë blerëse dhe inflacionin. Së dyti, një çështje që është shumë e ndjeshme në çdo vend është emigracioni. Ajo mbetet shumë e rëndësishme”, tha Boyd Wagner, kryeanalist i Qendrës së Sondazheve të Euronews.
Shqetësimet ekonomike kanë rilindur në BE. Por këtë herë ato lidhen me aspekte të tjera të jetës. ENW pyeti disa njerëz në Bruksel për mënyrën se si duan që BE të kujdeset për ta pas zgjedhjeve.
“Nëse doni të bëni diçka për klimën aktuale, duhet të paguani, ndaj ekonomistët janë të rëndësishëm”, tha një burrë.
“Për mua është me rëndësi që si BE të bëhemi klimatikisht të pavarur dhe të vazhdojmë në shtegun tonë. Për të arritur aty duhet diçka që të jetë e pranueshme në nivel shoqëror dhe jo që vetëm të pasurit të pasurohen dhe të varfrit të bëhen më të varfër”, tha një grua.
“Stabiliteti ekonomik. Të gjitha ekonomitë tona janë të ndërlidhura me botën globaliste. Në Irlandë kemi edhe probleme lokale. Kemi krizën e fortë të strehimit, atë të kostos së jetesës dhe mendoj se politikanët nuk po i marrin seriozisht këto çështje, sidomos politikanët e Parlamentit Evropian”, tha një tjetër i intervistuar.
Në nivel politik, diskutimet janë të fokusuara tek konkurrenca, por në nivel qytetar ato kanë në fokus jetën e tyre të përditshme. Sikurse thonë ekspertët, janë dy anët e së njëjtës medalje. Po sa i takon mbrojtjes, që është në top-listën e lidershipit të Brukselit?
“Nëse politikanët shqetësohen për konkurrencën, kjo ka të bëjë me buxhetet e shteteve dhe këto buxhete natyrisht përkthehen në paratë e popullit. Ndaj ka një lidhje të fortë kur bëhet fjalë për fushën e mbrojtjes. Kemi parë edhe njerëzit të shqetësohen për këtë, por kjo varet shumë nga vendi se ku jetojnë ata”, tha analistja Sophia Russack.
Pritshmëritë variojnë nga vendi në vend, por të gjithë votuesit kërkojnë një perspektivë më të mirë për të tashmen dhe të ardhmen.
LEXONI GJITHASHTU:
E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit