Zgjedhjet në Serbi, Hebibi: Nuk iu dha shumë hapësirë votës së diasporës shqiptare
Pas mbylljes së votimeve në Luginën e Preshevës, i ftuar këtë të hënë në Euronews gazetari Dashnim Hebibi flet mbi zgjedhjet dhe ndikim e shqiptarëve në to. Sipas tij nuk ju dha shumë hapësirë votës së diasporës shqiptare, si dhe Shqipëria dhe Kosova duhet ta mbështesin më shumë Luginën e Preshevës.
“Në këto zgjedhje nuk i është dhënë shumë hapësirë votës së diasporës shqiptare, nuk e di për shkak se Presheva dhe Bujanoac i tërheq atdheu i të parëve dhe e vetmja mënyrë që ngr zhvillimin e ekonomik atje vjen prej mërgatës shqiptare. Diaspora shqiptare ishte dhe do të mbetet arterja kryesore e të mbarëve dhe zhvillimit jo vetëm në Shqipëri Kosovë por dhe në Luginën e Preshevës. Ne jemi faktor siç e dini sepse kishim dhe kryeministrin shqiptare në Maqedoninë e Veriut por në Preshevë është një situatë komplet tjetër unë mendoj se do të duhet një tërheqje më e madhe e Shqipërisë dhe Kosovës di dhe shqiptarëve amerikanë që të kontribuojnë më shumë për zgjidhjen imediate në Luginën e Preshevës” tha ai.
Hebibi gjithashtu nuk la pa përmendur se shqiptarët e Preshevës gjithmonë i kanë mbrojtur dhe do i mbrojnë traditat shqiptare.
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithmonë sytë i kemi pasur nga Kosova dhe Shqipëria. Ne frymojmë me Shqipërinë dhe Kosovën dhe sa më shumë të ketë Kosovë dhe Shqipëri në Luginën e Preshevës aq më shumë do t’i mbrojmë ato shtylla të kombëtarizmit dhe traditat tona kombëtare në Preshevë” tha Hebibi.
LEXO GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë