Të jetosh me autizmin, sfidat që ka kjo pjesë e shoqërisë tonë
“Unë jam si ju”, me këtë mesazh Erisa na tregon se zhvillimi i saj neurologjik jonormal nuk e bën atë të ndjehet ndryshe nga fëmijët e tjerë. Terapia e zhvillimit për 5-vjeçaren është e përditshme.
Trapistja Eriselda Dyrmishi na tregon se të tilla terapi duhet të nisin që në moshë të vogël.
“Puna me fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit ka shumë vështirësi normalisht, por dhe kënaqësia që merr në fund të ditës, orës, apo në fund të disa muajve është dhjetëfish më e madhe sesa ajo vështirësi që përjeton kur punon me fëmijët. Sa më herët të dioagnostikohet autizmi dhe sa më herët të nisë trajtim i tij, aq më mirë, fëmijët do të përmirësohen”, tha ajo.
Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve me Autizëm së bashku me ISHP pasqyruan punimet e fëmijëve autikë.
Kevin Keta, është një prej shumë të talentuarve, i cili bën punime me plastelinë. Nëna e 13-vjecarit na tregon se vështirësitë e të jetuarit me një fëmijë autik janë të shumta.
“Të jetosh më një fëmijë autik në familje, të pakën në Shqipëri është shumë e vështirë, sepse fëmijët tanë kanë nevojë për shumë gjëra. Institucionet duhet të jenë më afër nesh. Pjesa kryesore që është tani po flas për Kevin që është 13 vjeç, është pjesa e arsimimit dhe ne kërkojmë mësues mbështetës për këta fëmijë, që është kryesorja të mos jemi të diskriminuar, sepse edhe kjo gjë është e rëndësishme”, tha Afërdita Keta.
Sipas Klubit Kombëtar të Prindërve të fëmijëve me autizëm, në Shqipëri ka rreth 5000 persona me çrregullime të spektrit të autizmit, mirëpo shifrat janë edhe më të larta pasi një pjesë e tyre nuk deklarohen.
“Kemi për Tiranën 2300 persona në spektrin e autizmit, pa ndasi moshe nuk i quajmë më fëmijë. Pastaj në Shqipëri duhet të jetë dyfishi, pro ajo që ne na thërret nga brenda është mungesa e mospranimit dhe nëse do flas me përqindjen, me statistikat e OBSH, me popullatën që ka Tirana, mendohet të jenë 10 mijë fëmijë, që do të thotë në Tiranë kemi 1/5 të deklaruar dhe 4/5 i kemi të padeklaruar”, tha Englantina Bajrami, drejtore e Klubit Kombëtar të Prindërve të Fëmijëve me Autizëm.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta