“T’i shkatërrojmë me votë”-Salianji-Ramës: Do të godasë ata që i kapin në shkelje
Deputeti i Partisë Demokratike (pjesë e Rithemelimit), Ervin Salianji, i është përgjigjur në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili thoshte se opozita për veprimet e saj të dhunshme në Kuvend, duhet shkatërruar me votë.
Salianji tha se reagimi i Ramës vjen pasi qeveria e tij vjedh e bën korrupsion, e më pas kapet.
Sipas Salianjit, Rama kërkon të shkatërrojë ata që zbulojnë aferat korruptive të qeverisë.
“Ky reagim i Ramës është kështu që Rama dhe qeveria e tij vjedh e bën korrupsion e më pas kapet. Dhe pasi kapet thotë të shkatërrojmë këta që na zbulojnë këto që na janë kapur. Kishim 3 elementë në narrativë, që po goditet Meloni dhe jo Rama.
Pra po goditet Rama që të bjerë Meloni se Rama e mban në pushtet Melonin. E dyta është që ne kemi turistë, ça lidhje ka kjo që ne jemi narkoshtet. Kolumbia ka turistë sa të duash. E treta që Rai, BILD, Uashington Post, etj i ka blerë opozita.
Rama e di se mediat janë si në Shqipëri që blihen dhe shiten. E vërteta është kjo, është certifikim që nëse kalon në një television prestigjoz, që do të thotë që është bërë zullumi aq i madh saqë po dalin ato që kemi denoncuar ne. Ne jemi viktima të një sistemi që në thelb është autokratik”, tha Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 09:46 Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare
- 09:42 OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane
- 09:34 Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore
- 09:32 Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
- 09:30 Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda
- 09:27 Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump