Kryetarja e AMA-s votohet nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore
Në garë me kandidaten e rregullatorit audioviziv të Britanise së Madhe OFCOM, me shumicë votash, Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi është zgjedhur nën/Kryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA. Në mbledhjen e 59-të të EPRA-s, që po zhvillohet në Roterdam të Holandës, Krasniqi ka marrë mbështetjen e shumicës së 52 autoriteteve anëtarë të EPRA-s, të pranishëm në këtë mbledhje. Me 28 vota pro Krasniqit, kundrejt 21 votave të dhëna për kandidaten britanike, Siobhan Ëalsh, kryetarja e AMA-s është zgjedhur për të qenë një nga nën/kryetarët e kësaj platforme. Presidente është Mari Vesland, kryetare e Autoritett Norvegjez të Medias (Medietilsynet).
Kjo është hera e parë që Shqipëria zgjidhet dhe përfaqësohet në nivele të tilla të larta në një platformë mbarëeuropiane.
“Jam vërtetë e nderuar për besimin që m”u dha, ka thënë Krasniqi në momentin e shpalljes së rezultatit të votimit. “Shqipëria është një vend i vogël, por kjo nuk ka të bëjë fare me përmasat e saj. Votën e sotme do t’a shihni në përkushtimin tim, profesional, energjinë dhe kontributin tim të plotë gjatë ushtrimit të kësaj detyre”.
EPRA përbëhet nga 56 autoritete anëtarë nga 47 vende të Europës: 27 vendet anëtarë të BE dhe Mbretëria e Bashkuar; autoritetet e vendeve që aderojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian ku bën pjesë edhe Shqipëria, rregullatorët e vendeve kandidatë të mundshëm për BE dhe autoritete të vendeve të Partneritetit Lindor (EaP) me BE-në (Armeni, Azerbajxhan).
Në zbatim të Statutit të EPRA-s, Bordi Ekzekutiv i kësaj Platforme i përbërë nga Kryetari dhe 4 nënkryetarë dhe vepron si organi strategjik që drejton EPRA-n. Ndër të tjera, ky Bord përfaqëson Platformën në evente ndërkombëtare, propozon një strategji 3-vjeçare, harton programet vjetore të punës dhe aktivitetet përkatëse dhe merr vendime në lidhje me funksionimin e EPRA.
Me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të enteve rregulatore europiane, përfaqësues të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, Observatorit Europian Audiovizual, ERGA-s, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, të Rrjeti Global të Rregullatorëve të Sigurisë në Internet, kjo Asamble është përqëndruar në dy çështje të aktuale, të rëndësishme të tregun audioviziv:
* Edukimi Mediatik dhe roli i tyre te zgjedhjet parlamentare europiane
* Futja me sukses Inteligjencës Artificiale në proceset e punës së rregullatorëve të medias
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West