Rama ndan pamjet: Hapet një segment i aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë (VIDEO)

7 Qershor 2024 | 13:43

Një segment i aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një video me pamjet nga segmenti rrugor.

“Segmenti i hapur për qarkullim në aksin e ri rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII për #Shqipërinë2030”, ka shkruar Rama.

Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Vlorës lë në burg dy punonjës të sigurisë private, të arrestuar pas incidentit në Zvërnec

Dy punonjësit e sigurisë private, Artur Grami dhe Gazmend Vathi, kanë dalë ditën e djeshme para Gjykatës së Vlorës, pas arrestimit të tyre në lidhje...
15:53 | 05/06/2026

Lumë njerëzish në lamtumirën e fundit të Enea Mekollit, Dëshmor i Atdheut (VIDEO)

Enea Mekolli, efektivi i Shqiponjave i vrarë një ditë më parë gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari u përcoll për në banesën e...
14:54 | 05/06/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë Rrugore, në krye të detyrës pranë zonës...
14:39 | 05/06/2026