Studimi për cigaret elektronike, Shuperka: Mjekët e farmacistët jo njohuri mbi dëmet

7 Qershor 2024 | 15:50

Mjekët shqiptarë nuk kanë informacione të sakta sa i takon dëmeve që shkaktojnë cigaret elektronike.

Eksperti për çështjet e duhanit dhe alkoolit, Roland Shuperka rrëfen se së fundmi janë kryer disa sondazhe lidhur me njohuritë e mjekëve mbi dëmet që ju shkakton të rriturve duhanpirës përdorimi i produkteve të reja përkundrejt duhanit tradicional.

“Tek mjeket 45% thonë është njëlloj i dëmshëm dhe më i dëmshëm dhe 40% mendojnë se mund të shkaktojë dhe kancer, edhe pse ka vetëm nikotinë që nuk është shkaktar i kancerit”, thotë Shuperka.

E ndërsa farmacistët nuk kanë mundur të ndihmojnë duhanpirësit, veç këshillës për ta lënë duhanin, por pa dhënë asnjë alternative.

Ndërsa thekson se cigaret elektronike janë tërësisht të ndaluara dhe të dëmshme për personat nën 18 vjeç dhe jo duhanpirës, ai rrëfen se në studim janë përfshirë edhe duhanpirësit, ku është parë se 85% mendojnë se këto produkte janë njëlloj të dëmshme dhe se shkaktojnë kancer.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026