Eksperti zbulon detajin: Pse vrasja në Dhërmi nuk ishte e planifikuar

8 Qershor 2024 | 11:00

Eksperti i kriminalistikës, Fation Softa, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me ekzekutimin Eraldo Nevruzit, nga pronari i hotelit ku ishte punësuar për sezonin turistik në Dhërmi.

Ai u shpreh se krimi nuk mund të jetë i planifikuar sepse pronari minimalisht do të kishte fikur kamerat e sigurisë gjatë krimit.

Sipas tij dhe pse është një krim i paplanifikuar, autori ishte i përgatitur për një përplasje me recepsionistin, pasi ka shkuar i armatosur në ballafaqim.

Ai shtoi se situata mes tyre mund të ketë dalë jashtë kontrollit dhe vrasja të ketë ndodhur pas agravimit të debatit.

“Në qoftëse do të ishte e menduar, pra ai është  munduar që pas ngjarjes të zhduk sa të ishte e mundur provat, ka bëtë bërë pastrimin e njollave të gjakut, ka kërkuar ndihmë nga dy punonjës të tjerë, ndoshta nën kërcënimin e armës, por e vetmja gjë që nuk ka bërë është që nuk ka fikur kamerat. Ai minimalisht mund të fikte kamerat dhe nuk do ta kishim të regjistrar ose nuk do të kishim plane filmike të kësaj ngjarje. Pra mund të ketë nisur në formën e një presioni që ka kaluar në vrasje. Sigurisht ka qenë i përgatitur sepse ka pasur armën me vete dhe nuk mendoj që në mes të natës një neri që menaxhon një restorant të qarkullojë armatosur” tha Softa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026