Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, njëri i shpallur në kërkim, tjetri i armatosur

8 Qershor 2024 | 16:18

Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Një 30-vjeçar është ndaluar në kufirin greko-shqiptar në Sajadhë të Igumenicës nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Filatit.

Ai rezultonte person i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet heqje lirie për “bashkëpunim të thjeshtë në grabitje” nga Gjykata e Nafplios.

Ndërkohë në Kordhelio të Selanikut, policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet ku ndodheshin dy persona. Mjeti ka shtuar shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme.

Gjatë ndjekjes nga xhami u automjetit është hedhur një armë zjarri pistoletë me 4 fishekë. Pasi është ndaluar mjeti, janë vënë në pranga dy personat që ndodheshin në të, një shqiptar 33-vjeç dhe një grek 37-vjeç. Nga verifikimi rezultoi se shqiptari ndodhej në mënyrë të paligjshme në Greqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026