Elbasan| Këmbyen 40 mln lekë false në exchange, shpallen në kërkim dy gjeorgjianë

8 Qershor 2024 | 15:39

Shtetasit gjeorgjianë të cilët falsifikuan shumën prej 40 mijë euro dhe mashtruan një exchange janë shpallur në kërkim.

Në një njoftim për shtyp policia bën me dije se rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Elbasan, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, shtetasit gjeorgjianë L. R., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç janë në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”

Më tej në njoftim bëhet me dije se këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.

Policia vazhdon punën për kapjen e 2 shtetasve.

Njoftimi i policisë

Mashtruan në një exchange, duke këmbyer një shumë parash me kartëmonedha të falsifikuara, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit gjeorgjianë.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Elbasan, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, se 2 shtetas e kishin mashtruar në exchange, duke këmbyer një shumë parash nga lekë në euro, me kartëmonedha të falsifikuara, kanë bërë të mundur identifikimin e 2 autorëve të rastit.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit gjeorgjianë L. R., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.
Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet...
16:58 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026