Zgjedhjet për PE: Si po votojnë shqiptarët? Gazetarja raporton nga Brukseli
Në Bashkimin Evropian sot është dita e fundit e votimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ku qytetarët zgjedhin 720 deputetë të rinj, të cilët do të formësojnë politikën e BE-së në pesë vitet e ardhshme.
Rreth 370 milionë qytetarë të BE-së kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e PE-së dhe sot qytetarët e rreth 21 vendeve anëtare të BE-së po shkojnë në qendrat e votimit, pas së cilës në mbrëmje do të bëhen të ditura rezultatet e votimit.
Gazetarja e Euronews Albania raportoi nga Brukseli ku po votohet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian por edhe për parlamenti e federal të Brukselit ku janë disa kandidatë shqiptarë që kanë bërë fushatën e tyre nëse do mund t’ia dalin të mbledhin numrin e duhur të votave.
“Është një proces që kryhet përmes votimit elektronik, janë 11 mln banorë që do t’i drejtohen kutive të votimit. Mendohet se janë rreth 70 mijë shqiptarë me të drejtë vote në Bruksel, shqiptarët nuk janë fort mbështetës ndaj shqiptarëve që kandidojnë këtu, kandidatët shqiptarë thonë se kanë më shumë gjasa të marrin mbështetje nga zgjedhësit e huaj”, raportoi gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta