Zgjedhjet në BE, Von der Leyen: Ekstremi i djathtë nuk bëri aq mirë sa pritej
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.
Von der Leyen tha se ekstremi i majtë dhe i djathtë nuk bënë aq mirë sa pritej në zgjedhjet e BE-së.
E pyetur mbi suksesin e të djathtës ekstreme dhe gjendjen aktuale në Evropë, Von der Leyen tha: “Në të vërtetë, ka një rritje të ekstremit të djathtë dhe të majtës ekstreme. Kemi të dy këto fenomene. Por jo aq sa parashikohej. Jo aq sa pritej. E kundërta është rasti. Ne patëm një fitore të fortë, si Parti Popullore Evropiane – kështu që kjo tregon se ju mund të përballoni presionin nga ekstremet dhe të jeni të suksesshëm ndërsa jeni në krye”.
Von der Leyen tha se do t’i afrohet partive socialdemokrate dhe liberale me të cilat ka punuar më parë për të formuar një shumicë në parlamentin evropian.
Grupimi i Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, i cili përfshin partinë e presidentit, Unioni Demokristian, duket se do të ruajë pozicionin e tij si blloku më i madh – shumë më tepër se partitë e ekstremit të djathtë ose të majtë.
“Gjatë gjithë fushatës sime zgjedhore, kam punuar shumë për të ndërtuar një shumicë të gjerë dhe efektive në favor të një Evrope të fortë,” shtoi ajo.
“Për këtë arsye tani do t’u afrohemi familjeve të mëdha politike që kanë punuar mirë edhe me ne në mandatin e kaluar”, shtoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës