Ndryshon taksa mbi pagën, rritet pragu i tatimit 23%
Në Shqipëri janë 23 mijë të punësuar, të cilët marrin pagë mbi 200 mijë lekë. Me sistemin fiskal në fuqi, ata paguajnë 23% tatim mbi të ardhurat që marrin, fashë kjo e cila është gati 2 herë më e lartë se tatimi për pagat nën 200 mijë lekë.
Por, ky tatim do të ndryshojë.
Me ligjin në fuqi, të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive 0,13 dhe 23 për qind.
Pra, të ardhurat nga 600 mijë deri në 2 040 000 lekë tatohen në bazë vjetore me një normë prej 13% dhe të ardhurat vjetore mbi 2 040 000 lekë tatohen me 23%.
Me ndryshimet ligjore që pritet të miratohen, norma tatimore 23%, do të aplikohet, për të ardhurat vjetore mbi 2 600 000 lekë, thënë ndryshe për pagat mbi 217 mijë lekë në muaj.
Në shifra janë rreth 680 mijë punonjës, të cilët vitin e kaluar paguan 57 mld lekë për arkën e shtetit, ose 12 mld lekë më shumë se në vitin 2022.
Për qeverinë, vendimi për të lehtësuar taksimin imponohet nga situata e qëndrueshme që po kalon vendi dhe rritjen e eficencës në mbledhjen e të ardhurave.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush