English

Nga industria ushtarake te pagat e punonjësve në Poliçan, Naço debat me Peleshin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti socialist dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, ka zhvilluar sot në Kuvend një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

- Advertisement -

Naço pyeti Peleshin lidhur më infrastrukturën ushtarake të vendit tonë, në kohën kur lufta në Ukrainë dhe në Lindjen e Masme rrezikojnë të përhapen gjithandej, për pagat e punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit të Poliçanit dhe lidhur me vënien në jetë ose jo të industrive të prodhimit të armëve në vend.

Peleshi u përgjigj se vendi ynë po përpiqet të përshtatet me armatimet dhe praktikat ushtarake të Kohës, duke iu përshtatur kapaciteteve të NATO-s.

Lidhur me vënien në jetë të industrisë ushtarake, Peleshi tha që kjo mund të bëhet, por jo më nga shteti, por duke joshur kompanitë perëndimore që të investojnë.

Ndërsa lidhur me detyrimet e papaguara të punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit të Poliçanit, ai tha se po përgatitet një ligj i posaçëm që do e mundësojë dhënien e pagave dhe kontributeve të tyre, por shtoi se kjo nuk ishte mënyra zgjidhja më e mirë për ndërmarrjet shtetërore.

Pjesë nga diskutimi:

Naço: Buxheti i mbrojtjes së Kosovës është 120 mln dollarë, ndërsa i mbrojtjes së Shqipërisë është 400 milionë dollarë. Ndërsa ne na propozohet që t’i japim edhe 50 mln dollarë Kosovës, por që do trajtohet edhe kjo në vijim. Në kushtet e luftës në Ukrainë, çfarë po bëhet për përmirësimin e infrastrukturës ushtarake?

Është menduar nga ju vënia në punë e industrisë së prodhimit të armatimeve, sidomos në kombinatin mekanik të Poliçanit? A ka pasur propozime për të marrë me koncesion sektorë të industrisë ushtarake për t’i vënë në punë në përputhje me ligjin?

Zoti ministër duke qenë anëtar kabineti keni votuar 3 vendime, për dhënien e masës së përfitimit të ndihmës financiare për punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh. Edhe pse ministër, akoma nuk nuk keni përmbushur detyrimin ligjor për të mundur që të kthehen detyrimet e prapambetura të punonjësve të Kombinatit të Poliçanit.

Ata punonjës.. thashë keni mbështetur dhënien e ndihmës financiare për ish-punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh. Si të justifikohem para këtyre punonjësve të Poliçanit kur më thonë që si ka mundësi që ish-punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh kanë përfituar dhe ne jo? Çfarë t’i bëj, të fshihem? Si t’u përgjigjem? Tu them të bllokojnë rrugën apo të vijnë këtu?

Tjetër çështje është vendosja në punë e industrisë ushtarake. Të tjerët ngjitur me ne në rajon e shfrytëzojnë këtë industri.

Peleshi: Do doja ta vendosja këtë set pyetjesh të kësaj interpelance në kontekst më të gjerë. Dua të kujtoj disa fakte që janë të mirënjohura. Shqipëria ka qenë një nga vendet më të militarizuara në botë në periudhën komuniste. Shpenzonim deri në 25 % të GTP për mbrojtjen.

Pas komunizmit ne trashëguam një stok municionesh, të cilën shpatullat e një ushtrie më të vogël, të ristrukturuar me kohën, nuk e mbanin dot. E kam thënë edhe më parë që një pjesë e madhe, tashmë jo e municioneve, por e infrastrukturës është barrë, një sfidë për t’u adresuar, për t’u përshtatur me strategjitë e reja dhe kapacitetet që sot FA të Shqipërisë kanë në përmbushje të kapaciteteve të NATO-s.

Filluam me mbështetjen e SHBA, OSBE, një periudhë demilitarizimi të kësaj rezerve edhe të rrezikshme, pasi ushtria u zvogëlua dhe ruajtja e mirëmbajtja e tyre u bë e vështirë dhe e rrezikshme. MM ka sot në përbërje të saj si trashëgimi edhe 3 ndërmarrje shtetërore që përbëjnë atë që quhet ish-industria ushtarake, sepse ato janë sot të fjetura, nuk janë në prodhim. Kombinati i Poliçanit u ndërtua në vitet 60, me specialitet prodhimin e municioneve. Uzina e Mjekësit është ndërtuar për të prodhuar eksploziv.

Uzina e Gramshit është ndërtuar në vitin 62 dhe në vitin 65 nisi punë. Ka prodhuar automatikë dhe pjesë këmbimi për armatim. Sot ato janë inekzistente, edhe për shkak të demilitarizimit të vendit. Për fat të keq vatra konflikti janë duke u ndezur dhe ne jemi në një moment që nuk e kishim imagjinuar. Rijetësimi do jetë një proces që ka për qëllim të nxisë inovacionin. Industrinë nuk pretendojmë më që të zhvillohet mbi baza shtetërore, por duke tërhequr investitorë nga NATO.

Lidhur me pagesat, lajmi i mirë është që dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam pr.ligjin për pagesat e punonjësve dhe ish-punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit. Kemi miratuar një ligj të posaçëm për këto detyrime. Ligj i posaçëm, sepse këto ndërmarrjen janë shtetërore, shtetit nuk i lejohet në mënyrë normale pa një ligj të posaçëm të marrë përsipër detyrimet e tyre. Nuk mund të bëhet kjo.

Unë nuk dua të inkurajoj ktë zgjidhje për ndërmarrjet shtetërore. Ne e kemi qasur me një ligj të posaçëm që do vijë në parlament. Sa i përket pagave dhe sigurimeve shoqërore të prapambetura, ne i kemi marrë përsipër për punonjësit dhe ish-punonjësit në Poliçan.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?