“Si duhen fishekët e Poliçanit”- Iljazaj: Ukrainës i duhen 130 mijë raketa tokë-ajër
Gazetari Ervis Iljazaj është shprehur se Ukrainës i duhen për luftën 130 mijë raketa tokë-ajër.
Komentet Iljazaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Ukraina nuk ka nevojë për fishekët e Poliçanit që mund të prodhohen në vendin tonë.
Ai tha gjithashtu se ekziston një psikologji botërore për armët dhe Shqipëria nuk mund t’i shpëtonte kësaj.
Iljazaj shtoi se kryeministri Edi Rama me protagonizmin e tij i ka dhënë Shqipërisë një vend më të rëndësishëm në krahasim me potencialin që ka.
“Ekziston një psikologji botërore për armët dhe Shqipëria nuk mund t’i shpëtojë kësaj. Në ekonomi ka një fenomen që quhet Ran Ran. Kur kanë pasiguri njerëzit shkojnë dhe tërheqin të gjithë lekët nga bankat dhe kalojnë në kolaps. E njëjta gjë po ndodh edhe me punën e armëve. Mos harroni që fabrikat e prodhimit të armëve janë nga më të rëndësishmet në botë.
Por unë mendoj se luftë mes superfuqive të mëdha nuk do të kemi. Ne do të kemi proksiuorks, pra përplasje të vogla sa andej e këtej. Edi Rama me protagonizmin e tij i ka dhënë Shqipërisë një vend më të rëndësishëm se ç’potencial ka.
Kufiri i përplasjeve mes Ukrainës dhe Rusisë është 1000 km. Ukrainës nuk i duhen fishekët e Poliçanit. I duhen 130 mijë raketa dhe predha tokë-ajër. E dini sa prodhon e gjithë BE nga këto raketa? 50 mijë. Kurse Ukrainës i duhen 130 mijë. I duhen antitanke Javelin që e shtyp butonin dhe e gjen vetë tankun ku është”, tha Iljazaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë