Blinken-udhëheqësve arabë: Shtypni Hamasin nëse doni armëpushim!

10 Qershor 2024 | 19:13

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u ka thënë udhëheqësve rajonalë arabë se duhet të bëjnë presion ndaj Hamasit për të pranuar një marrëveshje nëse duan të shohin një armëpushim në Gaza.

Sipas mediave të huaja, duke folur pas takimit me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi në Kajro, Blinken tha se grupi i ndaluar terrorist është “i vetmi ” që ndalon një marrëveshje të rënë dakord, duke shtuar se udhëheqja e tij po vazhdon të ushtrojë “cinizëm të jashtëzakonshëm” në qasjen e tyre ndaj bisedimeve.

“Mesazhi im për qeveritë në të gjithë rajonin, për njerëzit në të gjithë rajonin, është që nëse doni një armëpushim, shtypni Hamasin që të thotë po”, u tha Blinken gazetarëve ndërsa po largohej nga Egjipti për në Izrael.

Vizita vjen pasi Joe Biden në fund të majit përshkroi një propozim trefazor armëpushimi nga Izraeli që parashikon një fund të përhershëm të armiqësive, lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë e rindërtimin e Gazës.

Në këtë pikë të fundit, Blinken tha se ishte “e rëndësishme” që Izraeli të kishte një plan të qartë për “të nesërmen” në atë territor.

Benny Gantz, ish-gjenerali dhe politikan aktual, hoqi dorë nga roli i tij në kabinetin e luftës së emergjencës prej tre anëtarësh të Izraelit, për shkak të mungesës së një plani dje.

Sekretari i Shtetit komentoi gjithashtu raportet se SHBA po konsideronte të hynte në negociatat e veta të veçanta me Hamasin, për të cilat Blinken tha se “mënyra më e mirë” për t’i kthyer të gjithë në shtëpi, përfshirë amerikanët, ishte nëpërmjet një propozimi për armëpushim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026