Plarent Ndrecaj sqaron në Rinvote akuzat ndaj tij për abuzime me detyrën

2 Prill 2021 | 20:40

Në emisionin Rinvote të Euronews Albania, aktivistet Marjan Koçeku dhe Ergisa Bejkollari e përballën kandidatin për deputet të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, me pyetje rreth figurës së tij.

Fillimisht, Bejkollari u shpreh se “Ndreca është i kompromentuar deri sa është shkarkuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit në vitin 2017 për abuzim me detyrën”.

Nga ana e tij, kandidati i PS u përgjigj se “ka pasur vetëm akuzë politik nga ministrja teknike e emëruar nga PD (Mirela Karabina) para zgjedhjeve të kaluara parlamentare” dhe që “nuk u provuan kurrë”.

“Nuk e di nëse jam kallëzuar apo jo nga ish-ministrja që ishte një turp i shtetit shqiptar dhe unë kam qenë garant i administratës publike nga një person i paaftë,” – tha Ndreca.

Ndërkohë aktivistja tjetër, Koçeku ndërhyri duke thënë se ndaj kandidatit të PS-së “ka pasur kallëzim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për një dëm ekonomik prej 780 milionë euro”.

Ndreca e cilësoi edhe këtë kallëzim si “politik” duke thënë se “kjo dëshmohet edhe nga kandidimi i ish-kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj nga PD në Vlorë”.

“Ky që sot është kandidat i PD në Vlorë (Bujar Leskaj), ka bërë një kallëzim penal që është pushuar tani. Nuk jam marrë kurrë në hetim nga prokuroria kaq e pabazë ka qenë akuza,” – përfundoi kandidati i PS.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë

Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha për “RinVote” në Euronews Albania se nëse Partia Demokratike do të kishte qeverisur bashkinë...
17:56 | 11/05/2023

Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime

Aldo Merkoçi i ftuar në “Rinvote” tha se karta e studentëve ofron mbi 200 shërbime nga biznese të ndryshme. I pyetur në rast se i ...
17:24 | 11/05/2023

Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju

Kandiati për këshillin bashkiak i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kukës, Halit Muçmata dhe nënkryetari i këshillit bashkiak Granit Gjana ishin këtë të premte të ftuar...
20:00 | 21/04/2023