Kryeministri çek: Rusia mund të jetë përgjegjëse për tentativ-zjarrvënie në Pragë
Autoritetet çeke dyshojnë se Rusia mund të jetë përgjegjëse për një tentim për t’ua vënë zjarrin autobusëve të transportit publik në Pragë javën e kaluar, tha të hënën kryeministri i Çekisë, Petr Fiala.
Një i dyshuar, 26 vjeç, u arrestua të shtunën dhe ngarkohet me akuzën për terrorizëm në lidhje me sulmin e dështuar të së enjtes.
I dyshuari, i cili vjen nga Amerika Latine, mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor, tha shefi i policisë Martin Vondrasek.
“Ka dyshim se sulmi me gjasë u organizua dhe u financua nga Rusia”, tha Fiala.
Ai theksoi se sulmi i dështuar ishte mbase pjesë e luftës hibride të Rusisë kundër vendit të tij.
Fiala shtoi se ky tentim ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë “për ta minuar besimin e qytetarëve në shtetin tonë”.
Çekia është mbështetëse e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus, i cili nisi më 2022.
“Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i parë”, tha Fiala, duke përmendur një shpërthim të madh në një depo municioni që dyshohet se u shkaktua nga spiunët rusë.
Liderët çekë thanë më 2021 se kishin dëshmi që provonin pjesëmarrjen e dy agjentëve nga agjencia ushtarake e spiunazhit e Rusisë në shpërthimin e vitit 2014, ku u vranë dy njerëz.
Rusia e ka mohuar e ka gisht.
Pas sulmit të së enjtes me zjarrvënie, ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan sugjeroi se sulme të ngjashme mund të planifikohen në vendet e tjera evropiane, por nuk pranoi të japë hollësi, shkruan REL.
Policia e rriti sigurinë në kryeqytetin çek gjatë fundjavës, për shkak të këtij rasti që ndodhi në kohën kur po mbaheshin zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar