Apeli i dha vulën e PD Berishës, Meta: Mori fund odiseja e kapjes së drejtësisë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një deklarate për mediat, Meta deklaroi se mori fund odiseja e manipulimit dhe kapjes së drejtësisë, me synim shkatërrimin e pluralizmit politik.
Meta tha gjithashtu se vula mbahej peng nga ‘kthetrat kriminale të kryeministrit Edi Rama’ për vite me radhë.
“Përshëndes vendimin që rikthen vulën te demokratët dhe demokratet dhe e heq nga kthetrat kriminale të Ramës. Ka kaluar një kohë e gjatë nga vendimi legjitim i gjyqtarit i cili mori pikërisht këtë vendim në përputhje me ligjin. Ka qenë një odise e tërë tjetërsimi e manipulimi, kapje në të gjithë nivelet e drejtësisë. U demonstrua për të shkatërruar pluralizmin dhe PD. Sali Berisha nuk ka marrë vulën e PD-së e kam thënë prej kohësh që ai është vetë vula e PD-së”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta