“Keni 28 min të largoheni” – Kush ishte gjenerali gjerman që i dha ultimatum Serbisë

12 Qershor 2024 | 10:33

Në qershor të vitit 1999 gjenerali Helmut Harff po bëhej gati të futej në Kosovë. Nga shtabi i NATO-s në Durrës ai po përgatiste hyrjen e trupave gjermane në Kosovë, por rrugët e Shqipërisë veriore ishin më shumë shtigje të dhive dhe deleve.

Koha nuk mjaftonte, KFOR-i në Kosovë duhej të hynte sa më shpejt në mënyrë që të mos krijohej asnjë vakuum i sigurisë, ndërsa ushtria serbe ishte duke u larguar, shkruan Gazeta Express.

Ende nuk ishte e qartë se nga do të hynin trupat gjermane në Kosovë: përmes Kukësit apo nga Tetova? Për të hyrë nga Maqedonia Harff kishte marrë lejen nga ushtria maqedonase. Por, gjatë takimit me shefin e armatës maqedonase, gjenerali gjerman ishte habitur kur oficeri nga Shkupi së pari po i tregonte gjerë e gjatë mbi problemet e tij reumatike.

Harff komandoi trupat gjermane, të cilat hynë në Kosovë në qershor 1999, pasi NATO kishte bombarduar Serbinë 78 ditë me radhë dhe e kishte detyruar të largojë forcat e saj nga Kosova. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës. Harff i tha oficerit serb se i “keni 30 minuta” për t’u larguar. Debati vazhdoi edhe pak dhe Harff tha: “Ky është fundi i muhabetit. I keni edhe 28 minuta”. Serbët u larguan.

Vite më vonë gjenerali Harff e kishte shpjeguar skenën në Morinë revistës gjermane ‘Stern’.

“Ishim marrë vesh që serbët të largoheshin, për t’ua mundësuar trupave gjermane hyrjen në Kosovë. Kur mbërrita aty me helikopter, komandantëve serbë as që u shkonte mendja të largoheshin. Nëse në këso situatash ia filloni të negocioni, atëherë keni humbur”.

Në pyetjen e ‘Stern’ se si do të sillej po të mos merrej seriozisht kërkesa e tij nga serbët, Harff u përgjigj:

‘Nëse keni qenë 40 vjet ushtar, ju keni një refleks të mirë, edhe për palën tjetër. E dija se ata (serbët) vetëm po përpiqen të krekosen, por në fakt u kishte hyrë tuta në bark. Nga momenti kur ka filluar hyrja e KFOR-it, ushtarët serbë kishin vetëm një hall: si të kthehemi të padëmtuar në shtëpi?» Në këtë intervistë të dhënë në vitin 2001 Harff tregonte se së shpejti do të vizitonte Kosovën, Bosnjën, Kroacinë, Malin e Zi: «Serbinë do ta lë anash. Besoj se atje jam person i padëshirueshëm’.

Harff kishte thënë se politikisht lufta e Kosovës nuk ishte e përgatitur si duhet nga Perëndimi. Ai kritikonte sidomos deklaratat e politikanëve perëndimorë se nuk do të ketë ndërhyrje tokësore në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026