“E kthyet Kuvendin në dyqan”- Bardhi në Kuvend: Rama mos t’i fshihet interpelancës

12 Qershor 2024 | 10:54

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ditën e sotme në Kuvend, pas refuzimit nga mazhoranca të interpelancës së kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama për fondet publike.

Bardhi gjatë fjalës së tij tha se Kuvendi është kthyer në një dyqan personal të PS dhe Ramës, duke marrë vendime të njëanshme.

Ai tha gjithashtu se Rama mund t’i fshihet interpelancës në Kuvend, por nuk mund t’i fshihet drejtësisë dhe llogaridhënies.

“Sot është e mërkurë dhe ju keni vendosur që Kuvendin ta trajtori si dyqanin tuaj personal. Nuk është dyqani i Ramës dhe PS. Ka dalë një arsye banale se përse është zhvendosur seanca plenare nga dita e enjte për të mërkurën. Keni marrë një vendim të njëanshëm pa konsultuar opozitën në Kuvend.

Dhe nëse është ajo arsyeja që është postuar në media, është një akt i turpshëm dhe ne distancohemi nga ajo arsye banale. Së dyti një grup deputetësh të PD kanë paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente me Ramën për problematika që lidhen me keqpërdorimin e fondeve publike dhe përfitimin në konflikt me ligjin të familjarëve të kryeministrit të tenderave publikë.

Jemi njohur me një përgjigje banale, që një kërkesë të deputetëve për t’i kërkuar llogari kryeministrit për paratë publike, na e cilësojnë si një cënim të nderit dhe dinjitetit të kryeministrit. Rama mund t’i fshihet Kuvendit, por e sigurt është që drejtësisë dhe llogaridhënies nuk mund t’i fshihet shumë gjatë”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026