Shtohen të miturit në punë. Bizneset i përdorin gjatë verës për të shmangur taksat
Në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, ekspertët ngrejnë shqetësimin për rritjen e numrit të minorenëve që punojnë në vend. Sipas tyre, bizneset punësojnë fëmijë për të shmangur taksat dhe pagesat e larta.
Sipas të dhënave të Inspektoriatit të Punës, në vitin 2023 rezultojnë të jenë 215 të mitur në marrëdhënie pune. Megjithatë, kjo mendohet të jetë akoma më e lartë, për shkak se bizneset i punësojnë këta të mitur në të zezë.
Sipas të dhënave, shumë prej të miturve punojnë kryesisht në bare, restorante, hotele, por edhe në sektorë si ndërtim. Tirana dhe Durrësi mbajnë numrin më të lartë të punësimeve.
“Nuk duan të shtojnë numrin e të punësuarve që kanë deklaruar në shtet, për efekt të kalimit nga biznes i vogël, i madh dhe VIP. Së dyti, ata i marrin si të punësuar në mënyrë sezonale dhe me kohë të pjesshme dhe duke mos krijuar pretendime tek i mituri për të kërkuar gjithë benefitet që ka një i punësuar full time apo në mosha madhore,” tha Erion Muça, ekspert punësimi.
Mosha minimale e punës është 16 vjeç dhe me orare të kufizuara, jo më shumë se 6 orë.
“Nga kuadri ligjor, politik jemi të mbrojtur, por kemi shumë për të bërë, për t’i vënë në zbatim, si në nivel qendror dhe lokal dhe për të bërë realitet ndalimin e punësimit të fëmijëve. Për aq kohë sa flasim për shifra, është shqetësuese,” tha Edlira Ngjeçi, specialiste për mbrojtjen e fëmijëve.
Varfëria dhe kushtet e vështira të jetesës janë ato që i detyrojnë shumë fëmijë të punojnë, e në disa raste duke mos përballuar dot kohën dhe vështirësitë, zgjedhin të braktisin shkollën dhe të punojnë për të mbijetuar.
LEXO GJITHASHTU
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)