Mjeku: 9-12 herë mund të preken fëmijët nga virozat gjatë vitit

7 Qershor 2024 | 08:01

Mjeku Pneumolog, Arben Tanka, i ftuar në emisonin GoodMorning Albanians në Euronews Albania tha se infeksionet respiratore këtë vit kanë kapur çdo grupmoshë, por më të prekurit janë fëmijët.

Ai shtoi se fëmijët mund të kalojnë viroza të lehta 9 deri ne 12 herë në vit.

“Infeksionet respiratore kanë pasur një përhapje nga moshat e vogla deri te ato më të mëdhat. Fëmijët e vegjël kalojnë më shumë ftohje të zakonshme, pra ajo që vjen nga viruset. Një fëmijë mund të kalojë 9 deri në 12 lloje të tilla problematikash virusale, kurse pjesa e të rriturve është pak më e kufizuar” tha mjeku.

Gjithashtu mjeku tha se këtë vit gripi ka qenë më i përhapur se vitet e tjera. Arsye për këtë mund të jetë dhe Covid.

“Këtë vit ngaqë ka pasur qarkullim të gripit dhe virozave të tjera, sigurisht dhe ndonjë qarkulli  të lehtë të COVID, kjo ka shpjeguar këtë lloj problematike këtë vit që ka qenë pak më e shprehur”, tha Tanka.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026