Vuçeviç-ambasadorit britanik: E nevojshme t’i bëhet presion Prishtinës
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka biseduar këtë të mërkurë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson.
Vuçeviç theksoi se qëllimi i Serbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke theksuar se rezoluta për Srebrenicën nuk i kontribuon bashkëpunimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë.
Në bisedimet me ambasadorin britanik Vuçeviç tha se është e nevojshme t’i bëhet presion Prishtinës për të vazhduar dialogun në Bruksel.
Më tej kryeministri serb theksoi se ka potencial për forcimin e partneritetit në shumë fusha, veçanërisht në tranzicionin energjetik, si dhe në projekte infrastrukturore
Vuçeviç vuri në dukje se një nga prioritetet e Serbisë është investimi strategjik dhe gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme për arritjen e stabilitetit energjetik përmes energjisë së gjelbër.
Ambasadori Ferguson tha se Britania është veçanërisht e interesuar për bashkëpunim në fushën e energjisë, përkatësisht në burimet e ripërtëritshme të energjisë.
LEXO GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta