A do ketë ndryshim të kufijve? Shea: Kujdes nga Parlamenti “gjithëserb” e Bota Serbe

12 Qershor 2024 | 14:17

Ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e luftës së Kosovës, Xhejmi Shea, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Balkan Talks” ku foli në lidhje me situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë me gazetarin Franko Egro, Shea foli dhe për kërcënimet që mund t’i vijnë Ballkanit nga e ashtëquajura “Bota Serbe” dhe mbledhja e “parlamentit gjithëserb” pak ditë më parë.

Shea tha se takimet e njerëzve që i përkasin një kulture nuk përvëjnë asnjë rrezik deri në momentin që nuk shfaqin interesa politik për ndryshim të kufijëve.

Ai tha se kjo lëvizje duhet të shihet me kujdes për të mos përsëritur atë që ndodhi në kohën e Millosheviçit

Pjesë nga biseda:

Franko Egro: Shea, gjatë kësaj jave, presidenti i Serbisë mblodhi atë që ai e quan Parlamentin e panserbëve. Pra, të gjithë serbët kudo që janë në Ballkan, u mblodhen në Beograd. Bota serbe është një tjetër shqetësim i madh, jo vetëm për vendet e Ballkanit, por edhe për evropianët dhe për më tepër amerikanët. Cili është qëndrimi juaj ndaj këtij grupi të ndjeshëm, bota serbe?

Xhejmi Shea: Besoj se ka një ndryshim midis bashkimit kulturor dhe gjuhësor dhe nocioneve të një Serbie të madhe, ose të një Rusie të madhe, ose të një vendi tjetër më të madh. Është krejtësisht normale të takohen njerëzit, për shembull, që ndajnë një gjuhë ose kulturë, francezë për shembull, kanë organizatën e frankofonisë, e dini shumë mirë. Ne në Mbretërinë e Bashkuar, kemi Komonuelthin ku takohemi shpesh me vende që ndajnë gjuhën angleze, që do të jenë pjesë e Perandorisë Britanike. Jo më, falë Zotit, e kemi kaluar këtë. Ka një lloj përkatësie kulturore ku takohen njerëzit që ndajnë një kulturë të përbashkët. Përderisa është kulturore, përderisa ka të bëjë me kulturën dhe nuk është një lloj lëvizjeje politike, që ne e quajmë iridantizëm në histori, që është nocioni që mund të ndryshosh kufijtë, që mund t’u marrësh territore vendeve. Gjërat që po bën Putini në Ukrainë për momentin. Janë pretekste, pretekste artificiale që po mbroni njerëz që flasin gjuhën tuaj përtej kufirit, që po shtypen. Kjo nuk është e vërtetë, nuk ka shtypje represion ndaj komuniteteve me pakicë etnike. Janë krejtësisht të lirë për të jetuar dhe për të zhvilluar vendin. Pra, pjesa kulturore është një gjë. Por një lloj lëvizjeje sllave, serbe, e cila synon të ndryshojë kufijtë dhe të ndryshojë hartën. E kemi parë çfarë ndodhi me këtë në kohën e Millosheviçit. Solli vuajtje të patregueshme, vdekje dhe mjerim për miliona njerëz, përfshirë vetë serbët. Pra, të mos shkojmë përsëri në atë rrugë. Faleminderit!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026