Haradinaj: Hapja e Urës së Ibrit, përgjigjja më e mirë për “kuvendin gjithëserb”

12 Qershor 2024 | 11:34

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Serbia brenda dy jave e ka poshtëruar dy herë Bashkësinë Ndërkombëtare dhe QUINT-in duke e organizuar të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”.

Haradinaj përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook ka thënë se në atë takim në Serbi janë dhënë deklarime mesjetare që bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës përgjigjja më e mire që do të mund t’i jepej Serbisë nga ndërkombëtarët dhe Kosova do të ishte hapja e Urës së Ibrit.

“Brenda një jave Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe QUINT-in me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026