Peka sjell kujtimet e tmerrshme nga lufta e Kosovës: Isha dëshmitar kur…

12 Qershor 2024 | 22:27

Eksperti i sigurisë Avenir Peka ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth çlirimit të Kosovës i cili ka ndodhur 25 vite më parë.

Ai tha se pas luftës Kosova arriti të rindërtohej brenda 3 viteve. Duke punuar në Kosovë në prokurori, Peka tha se ka kryer shumë hetime për krimet e luftës dhe ka pasur edhe ndërhyrje politike.

“Puna ka konsistuar kryesisht në krimet e rënda gjatë dhe pas luftës. Krime lufte, gjenocid, kemi hetuar shumë. Ka pasur edhe ndërhyrje politike. Një nga çështjet më të mëdha ka qenë hetimi i masakrës së Qyshkut.

Ajo është një nga masakrat më të mëdha që është bërë. Ajo është hetuar, është gjykuar dhe është dënuar, por ka pasur presion të jashtëzakonshëm nga qeveria serbe për të mos u hetuar. Ka pasur krime ndaj shqiptarëve edhe pas luftës”,-tha Avenir Peka. Ai shtoi se edhe sot Serbia po bën krim lufte duke mos dorëzuar eshtrat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026