FSK paradë për 25-vjetorin e Çlirimit, prezantohen armatimet e reja
Në sheshin qëndror të Prishtinës, u mbajt këtë të mërkurë ceremonia e parakalimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, në nderim të 25-vjetorit të Çlirimit të vendit.
Në ceremoni morën pjesë krerët më të lartë të shtetit nga Shqipëria dhe Kosova.
Komandantja Supreme e FSK, presidentja Vjosa Osmani, në fjalën e saj shprehu nderimet e larta për UÇK-në dhe luftën për liri.
“Në këtë luftë, UÇK ishte shtylla jonë më e rëndësishme e shpresës. Lufta e tyre nuk ishte vetëm për tokën por për vet shpirtin e Kosovës. Guximi i UÇK është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi. Ne u detyrohemi atyre me një mirënjohje”, tha ajo.
Kryeministri Kurti në fjalën e tij e vuri theksin tek modernizimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.
“Ushtria e Kosovës kurrë nuk ka qenë më e madhe se sot dhe më e armatosur dhe e pajisur. Asnjëherë nuk ka qenë më e stërvitur, e stërvitur dhe edukuar në akademitë më prestigjioze ushtarake të ushtrive mike perëndimore. Por asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme dhe e gatshme për të mbrojtur tonën. territorin dhe sovranitetin dhe jetën tonë, sepse ky është misioni i saj, ta mbrojë Kosovën dhe të zhvillojë e avancojë përkrah aleatëve tanë”, tha Kurti.
Në paradën e FSK u paraqit armatimi i ri i blerë nga ushtria e Kosovës.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe miq të Kosovës, si William Walker, George Robertson, Stipe Mesiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë