25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Bill Clinton shpërndan videon pas sulmit të NATO-s

12 Qershor 2024 | 10:42

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin “X” në lidhje me 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s.

Ish-presidenti amerikan ka kujtuar momentin kur bashkësia ndërkombëtare, me në krye SHBA-të i dha fund luftës në Kosovë dhe spastrimit etnik serb.

“Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë”, shkruan Clinton, ku ka bashkangjitur dhe një video të “Qendrës Presidenciale Clinton”, ku tregohen momentet pas bombardimeve të pozicioneve të ushtrisë serbe. Pas një fushate 78-ditore bombardimesh NATO hyri me trupa këmbësore dhe çliroi Kosovën.

“Aleatët në një fushatë ajrore që dëboi me sukses forcat serbe, duke i dhënë fund një dekade represioni dhe një fushate brutale të spastrimit etnik, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. Aksioni ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës në 2008”, thuhet në videon e Qendrës Presidenciale Clinton.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026