“Desh na vranë në Kosovë”, Auron Tare kujton luftën: E kemi filmuar…

12 Qershor 2024 | 22:07

Gazetari, Auron Tare, i ftuar në Now me Erla Mëhillin ne Euronews Albania, tregon eksperiencën e tij si gazetarë gjatë luftës së Kosovës. Tare thotë se mban mend gjithçka nga eksperienca e tij në terren.

Ai tha se ditën kur amerikanët dhe britanikët do të hynin në kufirin e Kosovës, ata bombarduan rreth 1 kilometër në territorin Shqiptarë dhe se sulmi desh i vrau.

“Midis datës 10 dhe 12 unë kam qenë në kufi, prisnim të hynim kur aviacioni amerikan bombardoi shumë afër kufirit, madje dhe brenda kufirit Shqiptarë, qëlloi një brez përgjatë lumit, rruga nga Kukësi për të shkuar në Prizren.

Aty ishin forcat serbe dhe amerikanët për të qenë të sigurt bombarduan të dyja krahët e lumit, por në fakt bombarduan 1 apo 2 kilometër brenda kufirit shqiptar dhe desh na vranë. Ne e kemi filmuar atë, ishte shumë interesante” tha Tare.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit,...
16:01 | 26/07/2026