“Duan Jugosllavinë e re”, Goxhaj: Kush do që Shqipëria mos të bashkohet me Kosovën
Ish luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj, i ftuar në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, tha se interesi i Serbisë është që Kosova të jetë republikë. sipas tij kjo është një lojë e Serbisë dhe Bashkimit Europian që Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë.
Goxhaj shtoi se fuqitë e mëdha duan që Kosova të jetë pjesë e Jugosllavisë së re.
“Interesi i Serbisë është që Kosova të mbetet dhe kështu siç është republikë, por kurrë të mos bashkohet me Shqipërinë. Pra ata kanë këtë interes dhe kjo është dhe pjesë e një loje të kamufluar dhe një loje të poshtër të Bashkimit Europian.
Ish ministri i jashtëm Dalema në librin e tij ka thënë se në e përkrahëm ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë për arsye se mendonin dhe kishim qëllim që Kosova të jetë pjesë e Jugosllavisë së re. Kjo lojë e Bashkimit Europian që duan të na sjellin vërdall e në fund duan të na sjellin aty ku duan ata, te Jugosllavia e re” tha Goxhaj.
LEXO GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet