Masakra e përdhunime, aktivistja nga Kosova: Ka dëshmi rëqethëse të barbarisë serbe
Aktivistja kosovare Feride Rushiti, e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, tregoi eksperiencën e saj në dokumentimin e 20 mijë grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftës së Kosovës.
Rushiti tregoi se ka dëgjuar shumë rrëfime traumatike të fëmijëve dhe familjarëve që kishin humbur pjestarët, por për të rrëfimet më traumatike do të jenë ato të përdhunimeve të kryera nga ushtarët serb.
Ajo tha rrëfimet janë mizore dhe të vëshira që një qenie njerëzore t’i përballojë.
“Në këto kampe jam përballur me shumë rrëfime që kanë qenë traumatike dhe për mua dua të them, për shkak se shija njerëz që ishin pa gjymtyrë, shihja fëmijë që ishin pa prindër, shihja prindër që nuk dinin fatin e fëmijëve, por mbi të gjitha për mua historitë më rrëqethëse kanë qenë historitë e grave të dhunuara gjatë luftës.
Dhunimi në rrethana lufte, trupi i pafajshëm i gruas e i fëmijës bëhet pjesë e fushëbetejës, bëhet pjesë e arsenalit më të ndotur të luftës është e vështirë për tu përballuar qoftë nga individi qoftë nga ata që ishin prezent.
Këto gra, vajza dhe fëmijë rrëfenin histori rrënqethëse që është e vështirë që një qenie njerëzore mundet me i përballuar. Për më shumë këto vajza por në mesin e tyre kishte dhe burra e djem tregonin si ishin dhunuar, denigruar, urinuar, i kishin detyruar të dalin të zhveshura para opinionit të gjerë, i kishin detyruar prindërit ta dhunojnë vajzën”,-tha Rushiti.
LEXO GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë