“Dy eurodeputetët që po festojnë më shumë”, media italiane jehonë rastit të Belerit

13 Qershor 2024 | 13:12

Euronews Italia i ka kushtuar një artikull, Fredi Belerit dhe Ilaria Salis-it, dy eurodeputetëve të zgjedhur në Parlamentin Europian, të cilët ndodhen nën masat e sigurisë “Arrest me burg” dhe “Arrest shtëpie”.

“Mes 720 eurodeputetëve të zgjedhur këtë javë ka dy që ndoshta do të festojnë më shumë se të tjerët, duke qenë se aktualisht janë të ndaluar për aktivitete të dyshuara kriminale.

Ilaria Salis, nga partia Sinistra Italiana, dhe Fredi Beleri, kandidat i partisë greke të qendrës së djathtë, Demokracia e Re, pritet së shpejti të zënë vendet e tyre në Bruksel dhe Strasburg”, shkruan Euronews Italia.

Ilaria Salis është arrestuar në Hungari më shumë se një vit më parë dhe është ende në pritje të gjykimit me akuzën se ka sulmuar ekstremistët neonazistë në Hungari, gjë të cilën e ka mohuar. Pas një fitoreje në dy rajone italiane, ajo pritet të lirohet falë normave që garantojnë imunitet për eurodeputetët nga procedimet gjyqësore në shtetet anëtare të BE-së. Procesi për garantimin e lirimit të saj mund të zgjasë katër deri në pesë javë. Salis mund të kërkojë kohë për t’u rikuperuar nga ajo që ka kaluar, sipas babait të saj, duke rrezikuar potencialisht mundësinë për të marrë pjesë në seancat hapëse të mandatit të ri pesëvjeçar.

“Jemi shumë të lumtur për zgjedhjet,” deklaroi për Euronews babai i Salis, Roberto. “Shpresoj që të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në anën tjetër, Fredi Beleri, politikani shqiptar me origjinë greke, është dënuar për blerje votash pasi u zgjodh kryetar bashkie në Himarë, shkruan Euronews Italia.

“Është një arrestim politik. Nuk ka prova, nuk ka dëshmi për ndonjë krim,” deklaroi për Euronews Marin Suli, sekretar i përgjithshëm i partisë shqiptare të Belerit. Beleri nuk do të lirohet automatikisht, pasi Shqipëria është jashtë BE-së, por Suli shpreson që ai të mund të fillojë të marrë pjesë në seanca pas skadimit të dënimit të tij dyvjeçar në shtator.

Çështja e Beleri është marrë në konsideratë nga shumë eurodeputetë. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërcënoi të bllokojë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE derisa çështja të zgjidhej. “Drita gjithmonë fiton mbi errësirën. Fuqia e demokracisë mund të fshijë çdo grusht shteti,” deklaroi Beleri, duke theksuar angazhimin e tij për demokracinë dhe vlerat europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026