Kurimi i kancerit me nanogrimca, shkenca mjekësore mund të arrijë momentin historik
Një trajtim inovativ po hap perspektiva të reja në luftën kundër kancerit, duke synuar të zvogëlojë efektet anësore të terapive të mëparshme si kimioterapia dhe radioterapia. Projekt ULISES, pjesë e programit Horizon të BE-së, është në krye të kësaj përpjekjeje me zhvillimin e nanogrimcave që transportojnë material gjenetik në qelizat kancerogjene.
Kjo teknologji synon që sistemi imunitar të sulmojë tumorët, duke aktivizuar një përgjigje imune specifike dhe reduktuar efektet anësore të terapive konvencionale.
Nanogrimcat e përdorura në këtë trajtim janë të ngjashme me ato të përdorura për vaksinën kundër Covid-19, duke treguar siguri dhe efikasitet në transportimin e materialit gjenetik në qelizat e tumorit.
Laura, një pacient 33-vjeçare nga Valencia, e cila është nën trajtimin e kësaj teknologjie pas një historie të gjatë me kimioterapi dhe radioterapi, tregon për ndryshimet e ndjeshme në jetën e saj gjatë trajtimit të ri.
“Nga mënyra se si e shoh veten si person deri tek mënyra se si i trajtoj gjërat, asgjë nuk është si më parë,” thotë ajo për Euronews. “Duket sikur jam një person krejtësisht tjetër. Nuk jam më unë, jam një version tjetër i vetes”, tha Laura.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit