“Taksa të padrejta, po largoni të rinjtë”,shoqëria civile protestë para Kushtetueses
Shoqëria civile por edhe përfaqësues politik protestuan këtë të enjte përpara ambienteve të Gjykatës Kushtetuese për taksimin e profesioneve të lira.
Ata kanë kundërshtuar taksimin që qeveria ka vendosur për të gjithë profesionistët e lirë duke e cilësuar këtë një vendim të padrejtë që po i bën profesionitët e lirë të largohen nga vendi.
“Ne mbështesim profesionet e lira, pasi ju jepni kontribut të jashtëzakonshëm për këtë vend. Keni zgjedhur të jetoni në Shqipëri kur shumë të tjerë janë larguar. Ju përgëzoj për këtë qëndresë e për këtë protestë, meritoni mbështetje”,-tha Tedi Blushi, nga LSI.
Në protest ka mbajtur fjalën e saj edhe përfaqësuesja e “Shqipëria bëhet”, Edlira Çepani.
“Jemi trajtuar pa dinjitet, sepse ajo administratë që përbëhet nga militantët thanë pop se mos ti taksojmë ne këta profesionist, pse mos ta mbajmë ne premtimin që thoshte se askush nuk do të tatohej deri në 2029, pse të mos sulmojmë shtresën e mesme. Kështu ndodh në Shqipëri, sulmohen ata që mund të ngrenë zërin”,-tha ajo.
“ku shkojnë këto para? Kemi 11 koncesione prej 14.3 miliardë lekë që do u paguajmë inceneratorëve, koncensioneve për sterilizimin, kemi këta investitorët strategjik që jo vetëm nuk paguajnë tatime, por i financon shteti për të zaptuar bregdetin dhe për të pastruar paratë e drogës. Kemi edhe profesionistë të lirë, është ai grup njerëzish që sjell metodat, teknologjinë më të fundit dhe këta tatohen. Pse ndodh kjo? Po afron fushata elektorale dhe mendojnë se s’do kenë më mundësinë për të bërë kërdinë? Kjo është një fuqi intelektuale që po detyrohet të largohet jashtë vendit”,-tha Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut