“Dora jonë, e shtrirë për opozitën”, Spiropali: Në BE shkon Shqipëria jo qeveria

14 Qershor 2024 | 10:04

Këtë të premte është zhvilluar mbledhja e parë e komisionit të posaçëm anti-korrupsion ku opozita nuk ka marrë pjesë.

Elisa Spiropali tha në fjalën e saj se reformat në drejtësi janë një nga kriteret kryeësore të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndaj për këtë ajo tha se i kanë zgjatur dorën kolegëve të opozitës në mënyrë që të bëjnë një punë të përbashkët në këtë komision.

“Në Bashkimin Europian nuk integrohet qeveria por shteti shqiptar, ndaj hapësira gjithëpërfshirëse që i mundësohet Kuvendit nga kushtetuta dhe kuadri ligjor në fuqi duhet të përdoret si një tregues i vullnetit politik pa dallime partiake për një cikël të ri reformimi në funksion të mirëqeverisjes sundimit të ligjit dhe anti-korrupsionit, si domosdoshmëri për mbërritjen e objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030. Dora jonë për kolegët e opozitës mbetet e shtrirë.

Debatet politike janë të përditshme dhe mbahen mend përkohësisht. Dialogu politik dhe institucional brenda kuvendit dhe me pushtete të tjera, si dhe me aktorë të tjerë shoqërorë në vend, përbëjnë një qasje të re dhe shumë të nevojshëm për një cikël të ri reformimi, demokratizimi dhe forcimi të rolit të kuvendit. Kjo është puna që mbetet”,-tha Spiropali.

Komisioni ka 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita, komision me afat 10 mujor. Anëtarët e këtij komisioni janë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026