Miratohet Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion, ja projektligjet e tjera të votuara

6 Qershor 2024 | 18:40

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, pas diskutimeve janë miratuar disa projektligje që kanë qenë në rendin e ditës.

Të pranishëm në Kuvend gjatë votimit të projekt-ligjeve kanë qenë 90 deputetë.

Projektligi “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan” është votuar me 89 vota pro.

Amendamenti i deputetit Ferdinand Xhaferajt që këtij grupi të punonjësve e ish-punonjësve përveç pagave të prapambetura ti paguhen dhe interesat vjetore është rrëzuar me 72 vota.

Propozimi i deputetit Asllan Dogjani që në ligjin e gjendjes civile të ngrihet një komision nga gjendja civile që të bëjnë korrigjimin e gabimeve, është rrëzuar me 68 vota.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 129, date 11.5.2009 për gjendjen civile është miratuar me 73 vota pro.

Projektligi “Per ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Keshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikes së Turqisë, për bashkëpunimin për zhvillim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit te Programeve është miratuar me 88 vota.

Projektligji “për ratifikimin e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikes së Shqipërisë dhe Ukrainës” është miratuar me 91 vota pro.

Projektligi “Për miratimin e vendimit nr. 1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës, për ndryshimin e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës dhe të rekomandimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët te Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, të datës 7 dhjetor 2023″ është miratuar me 87 vota pro.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995”, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995”, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove te privatizimit (lekëve te privatizimit)” dhe dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995″‘, të ndryshuar është miratuar me 82 vota pro.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit” është miratuar me 86 vota.

Opozita është larguar në momentin e votimit në Kuvend të dy komisioneve të Posaçme.

Komisioni i Posaçëm për dezinformimin është miratuar me 73 vota pro, 7 kundër dhe asnjë abstenim.

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsionin është miratuar me 73 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim.

Dy kryetarët e dy komisioneve që u votuan janë Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe.

Votuan kundër për Komisionin e Dezinformimit deputetët Lindita Metaliaj, Kasëm Mahmutaj, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Edmond Spaho, Isuf Çelaj dhe Tritan Shehu.

Po ashtu, votuan kundër për Komisionin Anti-Korrupsion deputetët Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Dashamir Shehi e Kasëm Mahmutaj dhe abstenoi Bujar Leskaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026