Biden: Nuk pritet marrëveshje për armëpushim në Gazë në të ardhmen e afërt
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha të enjten se nuk pret të arrihet një marrëveshje armëpushimi për luftën në Gazë në një të ardhme të afërt, pasi një propozim i mbështetur nga SHBA-ja dhe të tjerët nuk është pranuar plotësisht nga Izraeli apo Hamasi.
Biden tha se për armëpushimin, liderët ndërkombëtarë kanë diskutuar në samitin e G7-ës në Itali, por kur u pyet nga gazetarët nëse një marrëveshje armëpushimi do të arrihet së shpejti, ai u përgjigj thjesht “jo”.
“Unë nuk e kam humbur shpresën”, shtoi ai.
Më herët të enjten, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, hodhi poshtë pretendimet se Izraeli nuk është plotësisht i përkushtuar ndaj planit të armëpushimit.
“Izraeli e ka dhënë këtë propozim. Ka kohë që është ulur në tavolinë. Izraeli nuk e ka kundërshtuar dhe nuk e ka kthyer atë prapa”, tha Sullivan.
Hamasi i është përgjigjur planit me kërkesa për ndryshime dhe Sullivan tha se qëllimi është “të kuptojmë se si të punojmë për të kapërcyer boshllëqet e mbetura dhe për të arritur një marrëveshje”.
Hamasi thotë se ndryshimet e kërkuara synojnë të garantojnë një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza. Propozimi i armëpushimit i shpallur nga Biden, i përfshin këto dispozita.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi të hënën një rezolutë për ta mbështetur propozimin e Shteteve të Bashkuara, me 14 vota për dhe asnjë kundër. Rusia abstenoi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit