Qëndresa Qytetare protestë te Universiteti i Tiranës: E drejtojnë Plagjatorët
Organizata Qëndresa Qytetare ka zhvilluar këtë të premte një protestë kundër plagjaturës në dyert e Universitetit Nënë Tereza.
Aktivisti Migen Qiraxhi, deklaroi nga tubimi se protesta e Qëndresës Qytetare vjen pas publikimit të faktit skandaloz të plagjiaturës së doktoraturës së Rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, dhe Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha ,
Sipas tij këto fakte tregojnë se fakte të cilat tregojnë se në Universitetin e Tiranës është vrarë meritokracia në emër të nepotizmit dhe vjedhjes.
“Ky fakt publik në media dhe i denoncuar në organet kompetente do duhej të kishte tronditur Ministrinë e Arsimit, Parlamentin, Akademinë e Shkencave, grupet e interesi dhe shoqërinë, pasi po flasim për një institucion arsimor që prodhon elitat e këtij vendi, e kur rektori e pranon plagjiaturën sot, kush do t’u kërkojë llogari studentëve të tij për plagjiaturë nesër?”, thuhet në njoftimin e Qëndresës Qytetare.
Gjatë protestës Qëndresa Qytetare bëri publike dhe kërkesat e saj:
-Qëndresa Qytetare i kërkon shqyrtimin me urgjencë Këshillit të Etikës të plagjiaturave të doktoraturës së Rektorit Artan Hoxha dhe Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë Dorina Hoxha.
– Qëndresa Qytetare i kërkon Minsitres së Arsimit Ogerta Manastirliu, të pezullojë Rektorin Hoxha dhe procesin zgjedhor deri në shqyrtimine plotë të denoncimit të plagjiaturës.
-Qëndresa Qytetare i kërkon Rektorit Artan Hoxha dorëheqje nga gara për Rektor të Universitetit të Tiranës dhe një ndjesë publike nga ndaj pedagogëve, studentëve dhe publikut.
-Qëndresa Qytetare i kërkon Komisionit Institucional Zgjedhor anulimin e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës dhe hapjen e garës me proces vlerësimi lirgjor të titujve akademik apo kontroll antiplagjiaturë për kandidatë në universitete.
-Kërkesa e fundit e Qëndresës Qytetare i drejtohet pedagogëve dhe arsimtarëve, ku u kërkojmë të distancohen nga vjedhja intelektuale dhe financiare e drejtuesve të Universitetit dhe të ngrenë zërin për çdo padrejtësi dhe abuzim.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës