Nëndetësja bërthamore dhe fregata ruse ankorohen në Havana, “atraksion” për turistët

14 Qershor 2024 | 15:12

Disa qindra kubanë dhe turistë u rreshtuan për të hipur në fregatën ruse “Gorshkov”, pjesë e flotës luftarake që kreu manovra ushtarake në Atlantik. Autoritetet ruse dhe ato kubane pranuan të lejonin qytetarët të shihnin mjetin lundrues që mbërriti një ditë më parë e shoqëruar nga nëndetësja me fuqi bërthamore “Kazan” dhe dy anije logjistike.

“Gjithmonë më kanë pëlqyer këto gjëra. I adhuroj paradat ushtarake dhe evente të tilla”, deklaroi për mediat ndërkombëtare nëj burrë që mundi të shihte fregatën ruse.

Mundësia për të hipur në anijet e shteteve të ndryshme që mbërrijnë në Gjirin e Havanës është diçka e zakonshme.

“Është vetëm një vizitë dhe jo kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara”, deklaroi një grua.

Sa i takon flotës ruse, autoritetet kubane konfirmuan se ajo do qëndrojë në Havana deri më 17 qershor. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi nga ana tjetër se stërvitjet e saj synonin simulimin e sulmeve me raketa ndaj anijeve të tjera dhe objektivave në një distancë prej 600 kilometrash.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026