Propozimi i Putin për Paqe në Ukrainë, reagon Gjermania

15 Qershor 2024 | 12:42

Liderët e Grupit të Shtatë (G7) vendeve më të industrializuara nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi nuk ishte serioz, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Duke folur në Itali pak para se të nisej për Zvicër, ku të shtunën do të nisë samiti për Ukrainën, Scholz tha se Putini e bëri këtë propozim vetëm sa për ta shpërqendruar vëmendjen nga samiti në Zvicër.

Putin u zotua të premten se do të urdhërojë “menjëherë” armëpushim në Ukrainë dhe fillim të bisedimeve, nëse Kievi fillon t’i tërheqë trupat nga katër rajone ukrainase që Moska pretendon se i takojnë asaj, dhe nëse heqë dorë nga kërkesa për t’iu bashkuar NATO-s.

“Të gjitha e dimë se ky propozim nuk u mendua seriozisht, por kishte të bënte diçka me konferencën për paqe në Zvicër”, tha Scholz për televizionin ZDF.

Kushtet e parashtruara nga Putin, të cilat janë paraqitur nga zyrtarët rusë disa herë në të kaluarën, u refuzuan edhe një herë nga Ukraina.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se ofertës së presidentit rus për armëpushim nuk mund t’i besohet.

Dhjetëra liderë botërorë janë mbledhur të shtunën në Zvicër në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës mbi dyvjeçare në Ukrainë.

Më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në takimet e samitit, i cili do të mbahet në një resort bjeshkor në qytetin Burgenstok.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Japonisë, janë në mesin e atyre që pritet të marrin pjesë.

Por, Moska nuk u ftua fare në këtë samit, të cilin zyrtarët ukrainas e kanë cilësuar si “samiti për paqe”. Edhe para deklaratave të Putinit më 14 qershor, zyrtarët rusë e kanë hedhur poshtë samitin duke e cilësuar si të “pavlerë”.

Kjo e ka nxitur Kinën, e cila është partnere e madhe e Moskës në tregti dhe i mbështet shumicën e qëndrimeve të Moskës në arenën ndërkombëtare, vendosi të mos marrë pjesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë të Rihterit goditi bregun jugor të Paqësorit të Meksikës të martën në mëngjes, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Tërmeti...
08:48 | 28/07/2026

Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në...
08:43 | 28/07/2026

Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë

Ministria finlandeze e Transportit dhe Komunikacionit ka njoftuar mbylljen e një pjese të hapësirës ajrore në pjesën juglindore të vendit. Kufizimet zbatohen për rajonin Kaakkois-Suomi...
08:43 | 28/07/2026