Sfida Shqipëri-Itali, Baku nga stadiumi i Dortmundit: E kemi pushtuar!
Gazetari Ervin Baku në një lidhje direkte nga stadiumi i Dortmundit ka përcjellë për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania emocionet para ndeshjes së Kombëtares shqiptare me Italinë.
Ai tha se tifozët shqiptarë kanë pushtuar Dortmundin dhe kanë zënë pjesën më të madhe të vendeve në stadium.
Baku shtoi se futbollistët e Kombëtares u pritën në stadium në Dortmund me ovacione sikur të ishin në Air Albania. Në fjalën e tij ai gjithashtu nuk harroi të uronte Kombëtaren për fitoren.
“Mirëmbrëma nga Dortmund. Një atmosferë elektrizuese ku ai muri i verdhë i Borusias së Dormundit sot është mbushur nga një mur i kuq. Tifozët shqiptarë kanë pushtuar Dortmundin. Unë uroj që aq mirë të bëjnë edhe djemtë tanë në fushë, që janë pritur me ovacione sikur të ishin në Air Albania”, tha Baku.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset