Pse humbi Shqipëria? Rraklli: Bëmë shumë gabime taktike dhe individuale

16 Qershor 2024 | 10:40

Ish-lojtari Altin Rraklli, i ftuar në Euronews Albania ka dhënë arsyet pse Shqipëria nuk fitoi dot ndeshjen e parë në Euro2024.

Sipas tij arsyeja kryesore ishte se Shqipëria po përballej me kampionin në fuqi Italinë, por këto nuk ishin arsyet e vetme.

Rraklli shtoi se ekipi bëri shumë gabime si taktike, por dhe individuale.

“Mundësitë ishin për më shumë, ashtu dhe si erdhi loja, që ne e filluam ndeshjen me një gol shumë të shpejtë. Bëmë shumë gabime taktike pastaj, në vendosje dhe mënyra si u zhvillua loja, bëmë shumë gabime individuale, disa lojtarë nuk ishin në freskinë e vet më të mirë fizike, pra patëm shumë arsye pse nuk e mbajtëm dot rezultatin ashtu si ne pretendonim të ishte më e mira për ekipin tonë”, tha ai.

Ish-lojtari tha gjithashtu se një faktor që ndikoi në lojën e Kombëtares shqiptare ishte fakti që treguan shumë respekt për lojtarët italianë.

“Lojtarët dhanë maksimumin padiskutim. Në treguam respekt shumë të madh për Italinë, ky ishte problemi. E pamë që ne momentin që shënuam golin, ekipi u tërhoq direkt mbrapa, gjë që u dha mundësinë italianëve të na mbanin në presion gjatë gjithë kohës”, tha Rraklli.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026