Deklarata e Abazaviç për Serbinë, Berishaj: Shqiptar me prejardhje, jo me qëndrime
Profesori Nikollë Berishaj, i ftuar në Euronews Albania, komentoi intervistën e ish- kryeministrit të Mali të Zi i cili shpjegoi pse shprehu mbështetjen për ekipin e Serbisë pak para ndeshjes me Anglinë.
Berishaj tha se deklarata e ish- kryeministrit nuk e kishte habitur, përkundrazi ai tha se Abazović ka treguar gjithmonë mbështetje ndaj Serbisë.
Ai shtoi se Abazović ka bërë kapërcime të tilla ku në Shqipëri prezantohet si Abazi dhe në Serbi prezantohet si Abazović, dhe se fjalët tij nuk i beson aspak.
“Për të dyja deklaratat Abazović nuk më ka habitur shumë. Ai i tillë njeri është që bën kapërcime deklarative prej njëra anë në tjetër. Në televizionet shqiptare ai është Abazi, ne televizionet serbe është Abazović. Ai është shqiptar me prejardhje, por jo me qëndrime politike.
Nëse i shikojmë veprimet e tij politike vetëm në Mal të Zi nuk do të pajtohesha që ai mbështet rajonin, përkundrazi nuk mbështet as Malin e Zi. Nuk jam i bindur që po vepron mirë për rajonin. Nuk pajtohem aspak praktikisht me atë thënie që po lufton për rajonin dhe se do të bëjë një tifozllëk jo aq të fuqishëm për Serbinë”, tha Berishaj.
LEXO GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë