Cilat janë 4 industritë që po shkaktojnë 2.7 milionë vdekje çdo vit në Europë

17 Qershor 2024 | 16:05

Katër industri, të duhanit, alkoolit, ushqimeve ultra të përpunuara dhe lëndëve djegëse fosile janë shkaktare të  2.7 milionë vdekje në Rajonin Evropian çdo vit.

Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pasi kanë marrë në studim sëmundshmërinë dhe fatalitetet në popullatë.

Raporti i ri i OBSH-së thekson se si këto industri të mëdha nxisin sëmundjet kronike, duke penguar politikat shëndetësore dhe synuar njerëzit e cenueshëm.

Ata hedhin dritë mbi gamën e gjerë të taktikave që industritë përdorin për të maksimizuar fitimet dhe për të minuar shëndetin publik. këto praktika nxisin pabarazinë dhe shkallën e sëmundjeve tumorale, sëmundjeve kardiovaskulare dhe kronike të frymëmarrjes dhe diabetit dhe krijojnë një pengesë të madhe për politikat parandaluese.

Ekspertët thonë se këto “Katër industri vrasin të paktën 7000 njerëz në rajonin europian çdo ditë. Të njëjtat entitete të mëdha tregtare bllokojnë rregulloret që do të mbronin publikun nga produktet dhe marketingu i tyre.

Raporti përmban një sërë rastesh studimore që ilustrojnë gjerësinë dhe thellësinë e kapjes së politikave publike dhe politikë bërjes nga korporata, duke ndikuar në të gjitha fushat e jetës së njerëzve.

Nisur nga kjo situatë ekspertët ju kanë bërë thirrje qeverive të zbatojnë mekanizma për të identifikuar konfliktet e interesit dhe për të mbrojtur politikat publike nga ndërhyrja e industrisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026

Franca arreston 32 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në 22 departamente

Autoritetet franceze kanë arrestuar 32 persona të dyshuar për shkaktimin e zjarreve në 22 departamente të vendit që nga fillimi i verës, njoftoi të shtunën...
15:48 | 11/07/2026