OBSH: 75% e adoleshentëve nuk kryejnë sa duhet aktivitet fizik

24 Maj 2024 | 17:20

Obeziteti tek adoleshentët është kthyer në një shqetësim për ekspertët e shëndetësie botërore. Të cilët kanë raportuar se 1 në 5 adoleshentë janë obez. Ata fajësojnë për këtë rritje të shifrave, keq ushqyerjen dhe aktivitetin fizik”.

Por për të patur një jetë të shëndetshme OBSH rekomandon që të rinjtë të kryejnë mesatarisht  60 minuta aktivitet fizik mesatar deri të fuqishëm në ditë.

Por studimi i fundit ka nxjerr në pah se vetëm 25% e djemve dhe 15% e vajzave arrijnë të përmbushin këtë rekomandim.

Sipas të dhënave të raportit 60% e adoleshnetëve, në Eruopë por dhe në Shqipëri kryejnë aktivitet fizik të paktën 3 herë në javë.”

Kjo normë është më e ulët tek vajzat me 51% dhe djemtë 69%.

Hendeku gjinor zgjerohet me moshën, me 65% të vajzave 11-vjeçare që përmbushin rekomandimin krahasuar me vetëm 46% të vajzave 15-vjeçare.

Ekspertët kanë nxjerr në pah se vajzat janë më pasive se sa djemtë , kur bëhet fjalë për aktivitet fizik

Në gjykimin e tyre  pabarazitë socio-ekonomike janë të dukshme, me adoleshentët nga familjet më të pasura që raportojnë nivele më të larta të përfshirjes në aktivitet fizik në raport me ato të varfra.

Studiuesit  thonë se faktorë të tillë si aksesi në hapësira të sigurta për aktivitet fizik dhe pjesëmarrja në sporte të organizuara mund të ndikohen nga të ardhurat e familjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për komentet dhe vlerësimet negative online, teksa këtë herë ka ndarë një video me review negative për Kalanë e...
13:32 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026

Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për valën e review-ve negative ndaj bizneseve turistike shqiptare, duke e cilësuar si një sulm të organizuar me ndikim në...
09:44 | 11/07/2026