9 humbje jete dhe 348 raste të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19
Nga 3056 testime të kryera në 24 orët e fundit ë kanë rezultuar pozitivë 348 qytetarë ndërsa 9 pacientë të moshave 49-84 vjeç kanë humbur jetën në spitalet covid.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Që prej nisjes së pandemisë, në vendin tonë ka pasur 2 265 humbjeje jete ndërsa numri total i të infektuarve i ka kaluar 126 mijë raste.
Aktualisht rastet aktive janë mbi 30 mijë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë.
Qarku me më shumë të infektuar pozitivë mbetet Tirana, me mbi 21 mijë persona të prekur. Më pas vjen Fieri dhe Durrësi.
Bie në sy fakti se edhe pse Gjirokastra është një nga qarqet me më pak popullsi, është qarku i katërt me më shumë raste aktive.
Statistika (4 Prill 2021)
Testime totale 570,627
Raste pozitive 126,531
Raste të shëruara 93,842
Raste Aktive 30,424
Humbje jete 2265
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21350
Fier 2573
Durrës 1249
Gjirokastër 1252
Shkodër 1130
Vlorë 846
Korçë 795
Kukës 362
Dibër 330
Elbasan 325
Lezhë 175
Berat 37
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq